Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026, kështu ka bërë të ditur Federata Franceze e Futbollit.
Është thënë se Deschamps do të tërhiqej pas Kupës së Botës në Katar, por ai tashmë ka rënë dakord të mbetet në këtë rol edhe për tri vite e gjysmë, për t’u përfshirë në Kupën e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe Shtete të Bashkuara.
Ndryshe, Deschamps ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve në 11 vitet e tij në krye të Les Blues, e çoi Francën në finale në Katar, por që u mund me penallti nga Argjentina, pas një barazimi emocionues 3-3 pas kohës shtesë.
Kësisoj, Federata Franceze e Futbollit e ka lëshuar një deklaratë të shtunën ku thuhej “Federata Franceze e Futbollit dhe Nowl Le Grawt, presidenti i saj, janë të kënaqur të njoftojnë zgjatjen e Didier Deschamps, në krye të skuadrës franceze deri në qershor 2026”.
La Fédération Française de Football et Noël Le Graët, son président, sont heureux d’annoncer la prolongation de 𝗗𝗶𝗱𝗶𝗲𝗿 𝗗𝗲𝘀𝗰𝗵𝗮𝗺𝗽𝘀 à la tête de l’Équipe de France jusqu’au mois de juin 𝟮𝟬𝟮𝟲 ✍️
➡️ https://t.co/4CawVszXsS#FiersdetreBleus pic.twitter.com/W2YV4bOVf3
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) January 7, 2023