Zyrtarët e Ministrisë së Financave shkojnë te qendra e të moshuarve

Disa zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë shkuar në vendin ku ka ndodhur keqtrajtimi i gruas së moshuar

Qendra "Orenda"





Rreth orës 19:50, zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë shkuar te Qendra e të moshuarve “Orenda”, në të cilën, gjatë ditës, dolën pamje ku shihej keqtrajtimi i një gruaje të moshuar nga një infermiere e moshës së re.

Në videon e postuar, shihej infermierja teksa e godiste me shuplakë në fytyrë dhe me shqelma në pjesën e barkut.

Përveç, zyrtarëve të MF-së, në objektin “Orenda”, kanë shkuar edhe zyrtarë policorë, të cilët janë ende duke qëndruar aty.

Qendra “Orenda”, bëhet e ditur se ishte e licencuar nga kjo Ministri.

Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës, janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe infermieren e cila shihet në video teksa ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas së moshuar.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, familjarët e së moshuarës kanë shkuar në vendin ku qëndronte viktima dhe e kanë tërhequr atë nga ajo qendër.

Dhëndri i së moshuarës ka bërë të ditur se ajo vuante nga sëmundja e alzhiemerit apo sëmundja e harresës.

Ndërkaq, burime të Rtv Dukagjinit, kanë mësuar se familjarët e së moshuarës kanë vërejtur shenja dhune në fytyrën e saj, por që nuk kanë dyshuar se ato mund të kenë qenë të shkaktuara nga punëtorët e qendrës, të cilët e kishin për obligim të kujdeseshin për të.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika