Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë sulme të përhapura raketore ruse

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se të premten do të ketë sulme raketore nga ana e Rusisë

Pamje në Ukrainë (CNN)

Sirenat e sulmit ajror janë në fuqi në të gjithë Ukrainën të premten në mëngjes, pasi zyrtarët paralajmëruan për një sulm raketor rus.

Shpërthime janë raportuar tashmë në qytetin Zaporizhzhia dhe në rajonin e Kharkiv, dhe kërcënimi i sulmeve me raketa është raportuar diku tjetër në vend.

Maksym Marchenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Odesa-s në jug të Ukrainës, tha se ka “aviacion armik në qiell” dhe se “bartësit e raketave të tipit Kalibr janë në det”.

Forcat ruse, gjithashtu, të premten e kanë goditur qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia dhe rajonin verilindor Kharkiv, me dhjetëra raketa gjatë natës, më saktësisht deri në 35 raketa janë gjuajtur.

Sulme të tilla janë paralajmëruar edhe të enjten në mbrëmje , megjithatë nuk thuhet se ka pasur viktima, shkruan CNN.

Gjithashtu, të premten, është njoftuar se ka ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, pasi janë goditur disa rajone perëndimore, lindore dhe jugore të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Forcat ruse godasin Zaporizhzhinë 17 herë brenda një ore

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika