Zyrtari i BE-së Charles Fires viziton Kosovën, pritet të takohet me liderët institucionalë për situatën në veri

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se të martën ka mirëpritur në takim Charles Fries, nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Politikën dhe reagimin ndaj krizave në shërbimin evropian të veprimit të jashtëm (EEAS).

Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se gjatë takimit është diskutuar lidhur me zhvillimet dhe tensionet e fundit në veri të Kosovës.

“Diskutuan zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të Kosovës. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Ndryshe, misioni paqeruajtës i KFOR-it ka bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës në veri të Kosovës.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se KFOR-i i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri.

“Për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimin, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për çfarë ndodhi dhe parandaloni çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshiheni pas tregimeve të rreme”, thuhet në njoftim.

KFOR-i bëri të ditur se 30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë. Lëndimet e tyre, sipas KFOR-it, nuk janë të rrezikshme për jetën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika