Zyrtari i EEAS viziton Manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit

Drejtori/Zëvendës Drejtori Menaxhues për Evropën i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Marko Makovec, po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare dyditore

Drejtori/zëvendësdrejtori Menaxhues për Evropën i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Marko Makovec, po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare dyditore.

Siç ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë, Makovec gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Banjskë të Zveçanit, atje ku më 24 shtator pati sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunajku.

Makovec thuhet se ka takuar përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Manastirin e Banjskës “dhe diskutuan rolin e udhëheqësve fetarë në nxitjen e marrëdhënieve paqësore ndërkomunale”.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, Makovec, nën shoqërimin e ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka takuar edhe disa bashkëbisedues në veri të Kosovës, përfshirë shoqërinë civile dhe u informua nga EULEX-i.

“Vizita, e cila përfundon sot me takime në Prishtinë, tregon interesin dhe angazhimin e fortë të BE-së në Kosovë”, ka thënë Zyra e BE-së në Kosovë.

Nga Manastiri i Deçanit u tha se zyrtari i BE-së, bashkë me ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, dhe shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, u pritën nga peshkopi Teodosije i Dioqezës Rashkë-Prizren dhe nga Ati Danilo, igumeni i Manastirit të Banjskës.

Në njoftim thuhet se delegacioni i BE-së u përfshi në një diskutim me nikoqirët për çështje aktuale.

“Një pikë kryesore e bisedës ishte nevoja e theksuar për dialog konstruktiv si qasja e vetme për tejkalimin e rrethanave sfiduese që arritën kulmin me ngjarjet tragjike të 24 shtatorit”, u tha në njoftimin e Manastirit të Deçanit.

Makovec para ardhjes në Kosovë qëndroi në Serbi, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Beogradit (BSC). Në njërin nga panelet e kësaj konference, ai ka thënë se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka të bëjë me një marrëveshje që do të ndryshojë karakterin e Serbisë dhe ta bëjë Kosovën shtet”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika