Zyrtari i NATO-s në Serbi: Presim shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano përshëndeti hapat e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi gjersa theksoi pritshmëritë e NATO-s ndaj situatës në veri të vendit

Giampiero Romano, shef i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd.
Giampiero Romano, shef i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano, ka deklaruar se presin që të shohin një një shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Romano ka deklaruar se ripërshkallëzimet mund ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

“Të gjitha palët duhet të punojnë për të parandaluar çdo ripërshkallëzim. Dhuna mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të kërcënojë aspiratat euroatlantike të këtij rajoni”, tha Romanov.

Gjersa përshëndeti hapat e ndërmarrë nga pala kosovare rreth situatës në veri, Romanov deklaroi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga që mbështet NATO-ja.

“Rruga e vetme përpara është ajo përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian [BE], të cilin Aleanca Veri-atlantike e mbështet fuqishëm. Ne besojmë se Serbia, si një partnere afatgjatë e NATO-s, do të angazhohet për t’u përfshirë në një dialog të tillë në mënyrë konstruktive”, theksoi ndër tjerash shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit pas ardhjes në detyrë të kryetarëve të komunave veriore.

Ardhja e tyre u kundërshtua nga banorët lokalë serbë, kundërshtim ky që u përcoll edhe me dhunë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika