Zyrtari i Telekomit: Llogaritë janë bllokuar për shkak të borxheve, por detyrimet janë plotësuar

Zyrtari i Telekomit të Kosovës ka deklaruar se llogaritë e tyre janë bllokuar, për shkak të një borxhi të vjetër ndaj kompanisë Dardafon, megjithatë ata pohojnë se detyrimet e tyre janë plotësuar, duke paguar në tërësi vendimin e arbitrazhit dhe tejkaluar detyrimet në vlerë prej 10.5 milionë eurosh

Foto ilustruese

Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar në fund të muajit shkurt, si pasojë e një borxhi në vlerë të disa miliona eurove ndaj kompanisë tjetër telefonike, “Dardafon”.

Zyrtari i financave dhe thesarit të Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, ka theksuar se bllokimi nuk ka të bëjë me mosplotësimin e detyrimeve, pasi, sipas tij, Telekomi i Kosovës ka përmbushur plotësisht detyrimet e tyre.

Ai, në emisionin “FIVE”, ka thënë se Telekomi ka paguar në tërësi vendimin e arbitrazhit dhe madje, sipas tij, është tejkaluar shuma në vlerë prej 10.5 milionë eurosh.

“Llogaritë janë bllokuar bazuar në vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, obligimet ndaj vendimet të arbitrazhit Telekomi i Kosovës jo vetëm që i ka paguar në tërësi, por e ka kaluar një vlerë prej 10.5 milionë euro. Është mirë ta sqaroj për opinionin se është krijuar një përshtypje se Telekomi nuk po e zbaton një vendim të arbitrazhit, Telekomi e ka zbatuar vendimin dhe të gjitha vendimet e instancave gjyqësore në Kosovë që kanë qenë dhe janë në fuqi. Konteksti është lidhur me pagesat që ne konsiderojmë që i kemi paguar lidhur me këtë vendim të arbitrazhit, ndërsa pala tjetër Dardafoni konsideron se Telekomi nuk i ka paguar të gjitha obligimet”, ka thënë Klemendi në emisionin “FIVE”.

Zyrtari i financave dhe thesarit të Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se ata kanë dëshmuar para gjykatës se kanë kryer të gjitha pagesat dhe kompensimet në lidhje me vendimin e arbitrazhit, të cilat arrinin në një shumë prej 40.6 milionë eurosh.

Kelmendi ka thënë se një ekspertizë profesionale është kërkuar nga gjykatat për të vërtetuar detyrimet e tyre, gjë që është shkak për rikthimin e rastit në rigjykim disa herë.

“Ne kemi listën ku dëshmohet dhe ia kemi dëshmuar edhe gjykatës, ku janë të procesume të gjitha pagesat dhe kompensimet që janë bë në emër të këtij vendimi të arbitrazhit, që në total e kapin vlerën prej 40.6 milionë euro janë pagesat dhe kompenzimet që janë bërë në emër të këtij vendimi të arbitrazhit. Ndërsa vendimi fillestar i arbitrazhit ka qenë obligim shuma prej 27 milionë euro, pra shihet qartë që kemi tejkalim të pagesave. Shkalla e parë disa prej këtyre kompensimeve s’i ka marrë parasysh, ndërsa shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale tri herë radhazi e ka kthy rastin në rigjykim, për shkak se shkalla e parë nuk po pranon për me caktu një ekspertizë profesionale, e cila i konstaton këto qëndrime të Telekomit”, ka deklaruar Kelmendi.

Gjykata Komerciale, në vendimin e shkallës së parë, e pati lënë në fuqi urdhrin përmbarimor, që detyronte Telekomin të paguante borxhin ndaj kompanisë Dardafon.

Kujtojmë se më 2 prill, pjesëtarët e Federatës Sindikale të Telekomit të Kosovës kanë protestuar para objektit kryesor që shfrytëzohet prej Telekomit në Prishtinë, si shenjë pakënaqësie për mosmarrje të pagës së muajit shkurt.

Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës, përveç kërkesës për zhbllokim të llogarive, ka kërkuar që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të bëjnë presion publik për hetim ligjor për dëmet që, sipas sindikalistëve, po i shkaktohen Telekomit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika