Zyrtari korrektues largohet nga puna pas kontrabandës së mallrave ilegale në burg

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna një zyrtar korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pasi dyshohej se kryente veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare nëpërmjet kontrabandimit të gjërave të palejueshme brenda qendrës.

Vendimin për largimin e tij nga puna e ka marrë Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Në njoftim thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës është i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj individëve të përfshirë në veprime të tilla korruptive.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, K.R, Zyrtar Korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan. I njëjti gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës. Vendimi për largim nga puna është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika