Zyrtari policor dyshohet se vrau burrin e tezes: Detaje nga vrasja në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj

Në fshatin Bibaj të Ferizajt është raportuar një vrasje në parkingun e një salle dasmash, ku i dyshuari është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.

Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident ka ndodhur në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është raportuar një vrasje. Sipas informacionit të siguruar nga Dukagjini, i dyshuari për këtë vrasje, që është një zyrtar policor me inicialet F.,R., ka vrarë burrin e tezës.

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka konfirmuar se i dyshuari është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.

“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje”, ka deklaruar Hodaj për Dukagjinin.

Në një deklaratë të mëtejshme, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ka dhënë detaje të tjera për incidentin.

“Sot më 16.08.2024  në ora 19/25, në rrugën ‘Engjell Zefi’ në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave ‘Fron Pallac’ ka ndodhur një vrasje, më të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësi policore reaguese dhe hetuesit, sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje eshte një zyrtar policor, i cili është arrestuar, në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor, për informata tjera ju informojmë me raport shtesë”, ka njoftuar Reka.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika