Lojtari i Anglisë, Harry Kane, zyrtarisht tashmë është pjesë e Bayernit.
Kane thekson se është i lumtur që është pjesë e Bayernit, duke thënë se gjithmonë dëshiron ta dëshmojë veten në nivele më të larta.
“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Bayernit. Bayerni është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe unë gjithnjë kam thënë se dua të garoj dhe të dëshmohem në nivelin më të lartë gjatë karrierës sime. Ky klub definohet nga mentaliteti fitues. Ndihem mirë që jam këtu”, ka thënë Kane.
Kane ishte pjesë e Tottenham Hotspur që nga fillimi i karrierës së tij. Kontrata e anglezit do të zgjasë deri në vitin 2027, dhe i njëjti do ta mbajë fanellën me numrin 9.