Zyrtarizimi i gjuhës i gëzoi romët e Prizrenit

Tashmë, gjuha rome do të jetë gjuhë zyrtare pas vendimit që mori Kuvnedi komunal i Prizrenit

Fëmijë, të moshuar, mësimdhënës e intelektualë të komunitetit rom në Prizren janë të gëzuar dhe e cilësojnë moment historik zyrtarizmin e gjuhës rome në nivel lokal institucional. 5 nëntorin ata shpresojnë ta presin edhe si ditë ndërkombëtare të gjuhës rome edhe si festë për zyrtarizmin e saj.

“Gjuha rome është fyti ynë për ardhmërinë tonë, nëse vdes gjuha atëherë vdes edhe vendi jonë”, këto janë vargjet që me krenari i lexon mësimdhënësia e gjuhës rome, Urma Menekshe.

Vargje të shkrimtares Hedina Tahiroviq, udhërrëfyes Menekshen.

“Gjuha rome është ardhmëria jonë, ne jemi më të pasur me gjuhën tonë. Ne duhemi që sa më shumë të mbrojmë gjuhën, kulturën dhe historinë tonë”, thotë ajo.

Në katër shkolla të Prizrenit për rreth 100 nxënës Urma mbjellë alfabetin në dijen e fëmijëve rom. Këtë javë ajo thotë se fëmijëve iu ka dhënë lajmin më të mirë të jetës së saj.

“Gjuha rome përcakton identitetin e fëmijëve romë. Ata janë shumë të interesuar për ta mësuar gjuhën e po ashtu të mësojnë rreth kulturës dhe historisë së tyre. Nxënësit e komunitetit romë janë gëzuar shumë pas dëgjimit të lajmit se gjuha rome është bërë gjuhë zyrtare në përdorim”, tha ajo për RTV Dukagjini.

Pra, gjuha rome tash e tutje do të jetë gjuhë zyrtare pas vendimit që mori Kuvnedi komunal i Prizrenit, sukses për të cilin më meritori është Osmani Osmani.

“Pengesa kryesore ka qenë ligji për përdorimin e gjuhëve i cili parashehë që gjuhët e minoriteteve apo pakicave duhet të mbushin minimum 3-5% të popullsië së përgjithshme nga ky komunitet. Ne si komunitet rom në Prizren nuk kemi pasur këtë përqindje”, tha kreu i organizatës jo-qeveritare, “Nevo Koncepti”.

Me gjithë përkrahjen në Kuvend, janë edhe disa hapa deri në realizimin e kësaj nisme.

“Ministra e Pushtetit Lokal duhet të merr këtë vendim në shqyrtim dhe të konfirmojnë nëse është në përputhje me ligjin dhe Kushtutën, sa i përket përdorimit të gjuhëve. Nëse nuk gaboj afati i shqyrtimit është 30 ditë”, tregon Osmani.

Nëse Ministria merr vendim pozitiv e shtuna e ardhshme do të jetë festë e dyfishtë për romët e Prizrenit – 5 nëntori dita ndërkombëtare e gjuhës rome, dhe zyrtarizimi i saj në Prizren.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika