Kati Schneeberger, Zyrtare e Bashkimit Evropian(BE), më 27 maj ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këshilltarja lokale e BE-së, Kati Schneeberger, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës. Sipas saj, ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.
“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar ajo.
Thank for 5000 signatures. Letvs reach 7500. https://t.co/vMpwTYAUJl
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) May 29, 2022
Të dielën, ajo ka njoftuar se janë bërë pesë mijë nënshkrime në këtë peticion, duke bërë thirrje që të arrihet numri prej shtatë mijë e 500 nënshkrimeve.
“Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le të arrijmë 7500”, ka shkruar Schneeberger.
Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.
Lunaçek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger.
“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruani dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizituar shokët dhe familjet në BE”, ka thënë Lunaçek.
Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizim e vizave për Kosovën