Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizim e vizave për Kosovën

Këshilltarja lokale e BE-së, Kati Schneeberger ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilën e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, të premten ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Ndërkaq, iniciativa e nisur në change.org, është përkrahur edhe nga ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Lunacek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger.

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajnë dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizituar shokët dhe familjet në BE”, ka thënë Lunaçek.

Ndryshe, Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Peticionin mund ta nënshkruani këtu: chng.it/kBD4BJKm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika