Zyrtarja e Demokratëve të Suedisë pezullohet pas komentit për Ana Frank

Rebecka Fallenkvist zyrtare e ekstremit të djathtë e Partisë Demokrate të Suedisë është pezulluar pas disa komenteve në rrjetin social Instagram për autoren Ana Frank të cilën e ka quajtur "imorale"

Foto ilustrim

Një zyrtare i demokratëve suedezë është suspenduar nga partia e ekstremit të djathtë për komentet degraduese për viktimën hebreje të Holokaustit të njohur për ditarin e saj, Ana Frank.

Në një postim në Instagram që tashmë është fshirë, Rebecka Fallenkvist e ka quajtur Frankun “imorale”, ndër të tjera sipas mediave suedeze.

Frank, e cila shkroi ditarin e saj ndërsa fshihej në Amsterdam para se të kapej, vdiq në moshën 15-vjeçare në kampin e vdekjes Bergen-Belsen të Gjermanisë naziste në shkurt të vitit 1945.

Postimi nga Fallenkvist ka shkaktuar reagime të forta nga grupet hebreje dhe ambasadori izraelit në Suedi, Ziv Nevo Kulman.

“E dënoj fuqishëm këtë fyerje të neveritshme, mosrespektim të kujtimit të Ana Frankut”, ka shkruar ai në Twitter.

Partia Demokratët e Suedisë është themeluar në vitet 1980 nga njerëz që kishin qenë aktivë në grupet ekstremiste të krahut të djathtë, duke përfshirë neo-nazistët, raporton euronews.

Partia doli si partia e dytë më e madhe e Suedisë në zgjedhjet e 11 shtatorit nën udhëheqjen e Jimmie Akesson.

Ndërkaq të premten e 14 tetorit tri parti suedeze të qendrës së djathtë kanë rënë dakord të formojnë një qeveri koalicioni me mbështetjen e demokratëve suedezë që ka lëvizur drejt politikës kryesore, por ruan një linjë të ashpër për imigracionin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika