Zyrtarja e lartë franceze: Plani franko-gjerman është një non-paper

Zyrtarja e lartë franceze ka treguar arsyen e mospublikimit të përmbajtjes së planit franko-gjerman në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski





Një zyrtare e lartë e Qeverisë së Francës, Lawrence Boone, të mërkurën e 16 nëntorit ka mbajtur njëkonferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Shkup.

Boone, teksa është pyetur lidhur me propozimin franko-gjerman nëse i njëjti mbështetet “bazuar në vendimin politik për të bombarduar Jugosllavinë apo në ligjin ndërkombëtar”, ka thënë se ky plan është një “non-paper”.

Sipas saj, kjo është edhe arsyeja e mospublikimit të përmbajtjes së këtij plani.

“Një non-paper është një non-paper dhe përmbajtja e tij nuk zbulohet” ka thënë ajo, shkruan N1.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka pranuar përgjigjet e Kosovës dhe Serbisë për propozimin franko-gjerman për të bërë përparim konkret në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy palëve.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

“BE-ja, e mbështetur nga Franca dhe Gjermania, u ka paraqitur një propozim palëve për të bërë përparim konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të tyre”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ai tutje ka shtuar se duhet të ulen tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se BE është mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim.

“Tashmë kemi marrë përgjigjet nga të dyja palët dhe jemi duke i studiuar. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është thelbësore për ta për të avancuar në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë më tutje Stano.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për planin franko-gjerman ka thënë se është një hap në drejtim të duhur pasi konceptet dhe nocionet që përdoren janë vlera në dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin ideologji e zgjidhjes së problemeve.

“Tashmë nuk jemi te ajo, tash jemi te vlerat, e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtim të duhur”, gjersa ka shtuar se ky plan ka mbështetjen e Brukselit dhe të Ëashingtonit.

Ndërsa, ai ka thënë se ky plan është refuzuar nga Beogradi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur nga ata që tentojnë të shndërrojë destabilizim e pasiguri në Kosovë.

“Qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin, është për të maskuar refuzimin e planit, i bëjnë këto drama për të kamufluar”, ka deklaruar ai.

Portali Dukagjini ka kërkuar nga ana e BE-së detaje lidhur me qëndrimin e Serbisë për këtë plan, por sipas STANO-s, kjo përgjigje u takon autoriteteve në Serbi.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për propozimin franko-gjerman kishte deklaruar se “është e papranueshme për Serbinë”, por shtoi se “është e papërgjegjshme dhe joserioze që propozimi franko-gjerman të hidhet nga dritarja”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika