Policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me presion te Parku Rinia, nis shoqërimi i protestuesve
Tensionet në Tiranë janë përshkallëzuar sërish këtë të hënë, ku policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në zonën e Parkut Rinia. Forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar grumbullimin e mëtejshëm të protestuesve. Gjatë ndërhyrjes, policia ka nisur shoqërimin e […]
Tensionet në Tiranë janë përshkallëzuar sërish këtë të hënë, ku policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në zonën e Parkut Rinia.
Forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar grumbullimin e mëtejshëm të protestuesve.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka nisur shoqërimin e disa personave.
Ata kanë kundërshtuar shoqërimin, ndërsa disa protestues të tjerë janë përpjekur t’i pengojnë efektivët dhe t’i largojnë personat e shoqëruar nga duart e tyre, raporton Euro News.















