Në Debat Plus, Haliti tha se në atë kohë veriu karakterizohej nga menaxhim i përbashkët dhe aktivitet i kontrabandës, për të cilën tha se gjeneronte rreth 400 milionë euro fitim në vit nga grupet serbe dhe shqiptare.

"Veriu ka qenë Kosova, kur është bërë Albin Kurti kryeministër. Veriu ka qenë më keq, në kuptimin, ka pas më shumë forca ilegale të Serbisë. Menaxhimi ka qenë i përbashkët, kontrabanda ka qenë 400 milionë, llogaritën se janë bërë në vjet, në veri. 400 milionë euro fitim në vit prej grupeve serbe dhe shqiptare", ka deklaruar Haliti.