Viktima, S.D., i cili ishte plagosur mesditën e së mërkurës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga të shtënat me armë zjarri dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, por nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve.