Bayerni befasohet nga Lille, Liverpooli, Interi dhe Atletico Madridi triumfojnë
Bayern Munichu, në mungesë të Harry Kanet dhe Michael Olises, ka pësuar humbje të papritur në udhëtim ndaj Lillet, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti gjerman u mposht me rezultat 2:1, ndonëse kaloi i pari në epërsi me golin e Dayot Upamecanos në minutën e 15-të.
Megjithatë, goli i Ayase Uedas dhe autogoli i Aleksandar Pavloviqit ia siguruan skuadrës franceze fitoren dhe tri pikët e plota.
Pas kësaj humbjeje, Bayerni mbetet me tetë pikë, ndërsa Lille ka katër pikë.
Ndërkohë, Atletico Madridi triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Vikingut, falë golave të Alexander Sorlothit dhe Julian Alvarezit.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Interi, për të cilin realizuan Petar Suçiqi nga penalltia dhe Lautaro Martinezi në minutën e 74-t.
Fitore bindëse shënoi edhe Liverpooli, që mposhti në udhëtim Club Bruggen me rezultat 3:0.
Sulmuesi suedez Alexander Isak shkëlqeu me dy gola, ndërsa një tjetër e realizoi mesfushori gjerman Florian Wirtz.















