Flamuri kuqezi valëvitet në Komunën e Preshevës për 28 Nëntor
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e administratës komunale, në shënim të 28 Nëntorit.
Momentin e ngritjes së flamurit kuqezi, Sinani e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Facebook, duke publikuar një video nga ceremonia.
Edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, krahas bashkëkombësve të tyre në vende të ndryshme të botës, po festojnë sot Ditën e Flamurit dhe 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.















