Një grua dhe fëmija i saj raportohen të zhdukur në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje së bashku me fëmijën e saj në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar të mërkurën, më 19 nëntor, rreth orës 13:30, kur është bërë e ditur se gruaja dhe fëmija janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
“Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me fëmiun e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raportin policor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.















