Sipas njoftimit të Inspektoratit, në Brezovicë, gjatë kontrollit në një objekt ndërtimi, janë konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, për çka është marrë vendim për ndalimin e punimeve.

Ndërkaq, në Skenderaj, për shkak të shkeljeve të konstatuara, është vendosur pezullimi i përkohshëm i veprimtarisë së një subjekti.

Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se respektimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor dhe kusht i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.