Kualifikimet për Mundobasket 2027, Maxhuni shkëlqen ndaj Sllovenisë
Përfaqësuesja e Finlandës shënoi fitore të rëndësishme si mysafire e Sllovenisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2027.
Në palestrën “Zlatorog Arena” në Celje, Finlanda triumfoi me rezultat 107-92.
Më efikasi në fitoren e Finlandës ishte ish-basketbollisti i Trepçës Mustapha Amzil i cili shënoi 32 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.
I shkëlqyeshëm ishte edhe Edon Maxhuni i cili ndeshjen e mbylli me 19 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime.
Në ndeshjen ndaj Sllovenisë Edon Maxhuni ishte kapiten i Finlandës.
Pas xhiros së 9 në grupin L kualifikues prin Franca me 17 pikë derisa Finlanda renditet e dyta me 15 pikë.















