Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
Kuvendi i Kosovës ka votuar për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, pas miratimit të rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Për shkarkimin e Malsore Gashi Bajraktarit votuan 60 deputetë për, asnjë kundër, ndërsa një deputet abstenoi.
Eshref Shabani u shkarkua me 61 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Edhe Ardita Haxhnikaj-Demi u shkarkua me 61 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Ndërkaq, për shkarkimin e Arben Mehmetit votuan 61 deputetë për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.















