Lenars Namani, talenti i ri i portës që po shkëlqen te Trepça ’89
Portieri 18-vjeçar, Lenars Namani, po spikat me paraqitjet e tij te Trepça ’89, ku është pjesë e ekipit të parë, ndërsa mbron edhe portën e gjeneratës U19.
Me një gjatësi prej 1.92 metrash, Namani konsiderohet një talent premtues, i cili ka treguar cilësi të larta dhe ka realizuar pritje fantastike. Ai ka qenë pjesë e grumbullimeve të Kombëtares së Kosovës nga grupmosha U15 deri te U19, por ende nuk ka pasur rastin të debutojë në ndonjë ndeshje zyrtare.
Vitin e kaluar, portieri i ri mori pjesë në UEFA Youth League, ku u vlerësua si lojtari më i mirë.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, pasi për Lenars Namanin tashmë kanë shprehur interesim disa klube të Superligës së Kosovës.
















