Sipas mediumit slloven, Avdyli është shndërruar në një futbollist shumëdimensional te Celje. Ai nisi aventurën në Slloveni si mesfushor ofensiv, më pas u aktivizua në krahun e sulmit, ndërsa tash po shkëlqen edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut.

Një vlerësim që dëshmon për cilësitë, përshtatshmërinë dhe rëndësinë e futbollistit kosovar nga Vushtrria te skuadra sllovene.