Një orë vonesë, ende s’ka nisur seanca e Kuvendit
Edhe pse ishte thirrur për orën 10:00, vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten, ende nuk ka nisur, ndonëse ka kaluar një orë nga koha e paraparë.
Në rend dite të kësaj seance është edhe rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të kthyer në Kuvend nga presidentja e Kosovës.
Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, ajo ka deklaruar se nuk kanë dallime sa i përket përmbajtjes së ligjit, por vetëm çështjeve procedurale.
Për sot është thirrur edhe një seancë e re plenare, me 12 pika të rendit të ditës, e cila ishte planifikuar të niste në orën 11:00.















