Në një deklarim për media, Kurti e ka cilësuar situatën në familjen Krasniqi si jashtëzakonisht të dhimbshme, duke thënë se në këto momente të vështira bashkëndjejnë me vuajtjen e familjarëve të tij.

Ai ka shprehur urimin që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur, ndërsa ka përmendur edhe dënimin prej 25 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Krasniqit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkë ndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka deklaruar Kurti.