Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 19 nëntor, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë së SHBA-së, ndërsa pas përfundimit të procedurave ai iu dorëzua njësisë amerikane U.S. Marshals në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.