Me mbi 96 për qind të votave të numëruara, Partia Popullore ka siguruar 133 ulëse në Parlament, partia e ekstremit të djathtë Vox 52, ndërsa Partia Socialiste 115 ulëse.

Për të siguruar shumicën parlamentare nevojiten 176 ulëse. Sipas rezultateve aktuale, PP dhe Vox mund ta arrijnë së bashku këtë shumicë, nëse pajtohen për formimin e një koalicioni qeverisës.

Lideri i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, ka thënë se partia e tij do të punojë për të gjithë qytetarët e Spanjës, ndërsa ka uruar edhe liderin e Vox-it, Santiago Abascal.

Në anën tjetër, Abascal ka deklaruar se Sánchez-i po largohet nga pushteti, duke e cilësuar këtë si një mision të përmbushur.

Kryeministri në largim, Pedro Sánchez, e ka përshkruar natën zgjedhore si të trishtueshme, duke pranuar se kampi progresist nuk ka arritur të sigurojë një rezultat më të mirë se partitë e djathta.

Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhje ka kaluar 78 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë në disa dekada dhe duke tejkaluar dukshëm pjesëmarrjen në zgjedhjet e mëparshme.