Ishte ky triumfi i parë i pejanëve që nga 26 shtatori dhe fitorja ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Arma kryesore e ekipit të Bosko Radovic në këtë ndeshje ishin trepikëshat, basketbollistët e Pejës shënuan plot 15 trepikësha.

Tre lojtarë të Pejës shënuan pikë 2-shifrore.

Dominic Artis e Xavier Johnson realizuan nga 24 pikë derisa Garry Ricks ndeshjen e mbylli me 21 pikë.

Te Vëllaznimi emri i parë ishte Kentrell Pullian me 27 pikë, 6 asistime e 6 kërcime.