Sipas njoftimit të FSK-së, pjesëtari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

FSK-ja ka bërë të ditur se, sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë, i cili është në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Ortopedisë.

Megjithatë, gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u trajtuar nga organet përkatëse.