Rama e akuzon Kurtin për dështimin potencial të Lojërave Mesdhetare: Përgjegjësia është e Qeverisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po përpiqet t'ia bartë Komunës së Prishtinës përgjegjësinë për dështimin potencial të organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Në një reagim në Facebook, Rama ka thënë se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, në komunikimin e fundit, ka renditur tri arsye për anulimin e një takimi: mospërfundimin e pagesës, mosdërgimin e emrave të delegacionit dhe mungesën e përgjigjeve në komunikimet elektronike.
Sipas Ramës, përgjegjësia për të tria këto çështje i takon Qeverisë së Kosovës.
“Kush ka pasë me i bo këto? Qeveria. Qeveria. Qeveria. Qikaq e thjeshtë është!”, ka shkruar Rama.















