Raportohet një rast dhunimi në Graçanicë
Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar në Graçanicë më 15 nëntor, rreth orës 15:45.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një gruaje.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim, ndërsa rasti është duke u hetuar.














