Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po marrin përmasa të reja në Gjirin Persik, ku raportohen sulme ndaj objektivave ushtarake, përdorim i dronëve dhe aktivizim i sistemeve të mbrojtjes ajrore në disa vende të rajonit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, zhvillimet e fundit përfshijnë sulme amerikane ndaj objektivave iraniane, si dhe pretendime për sulme iraniane ndaj instalimeve ushtarake ku janë të pranishme forcat amerikane.

AD PLACEHOLDER

Një nga zonat me rëndësi të veçantë është ishulli Qeshm në Iran, pranë Ngushticës së Hormuzit, ku raportohet për goditje ndaj një pozicioni të lidhur me kapacitetet raketore iraniane.

Ndërkohë, Kuvajti dhe Bahreini kanë raportuar aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore përballë kërcënimeve nga dronët dhe raketat.