Me këtë rast, Shiroka Pula ka vlerësuar traditën më shumë se njëqindvjeçare të Rotary International në shërbim të njerëzimit, si dhe kontributin e organizatës në promovimin e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë qytetare, njofton Dukagjini.

Sipas Presidentes, paqja, edukimi, shëndeti, mirëkuptimi dhe zhvillimi i komunitetit janë vlera të domosdoshme për çdo shoqëri dhe përbëjnë themelet e një të ardhmeje më të mirë.

Ajo ka theksuar se filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë dhe nxisin solidaritetin mes qytetarëve.