Përmes këtij simboli, Kuvendi i bashkohet fushatës globale që synon ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Fushata nisi më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Mesazhi i saj është i qartë: lufta kundër dhunës ndaj grave kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror, e jo vetëm simbolik.