Hoxha ka përmendur Përparim Grudën, Uran Ismailin, Enver Hoxhajn dhe dy ish-kryetarët e PDK-së, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk është shprehur se do ta marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e partisë për një mandat katërvjeçar, pavarësisht se kush mund të kthehet në skenën politike.

Ai ka thënë se këta emra janë figura me përvojë dhe qëndrime politike, por, sipas tij, nuk kanë marrë një pozicion të qartë për udhëheqjen e ardhshme të partisë.

“[Sot PDK-ja nuk e ka njeriun që thotë: ‘Unë jam kryetar edhe nëse kthehet Hashimi] Jo pra asnjëri prej tyne nuk e thotë. Krejt çka i përmendëm, Përparim Gruda, Uran Ismajlin, Enver Hoxhajn, dy kryetarët e kaluar. Asnjeri nuk mundet me thonë as publikisht këtë, në një studio me thonë: Unë jam kryetari i PDK-së për katër vjet, le të vjen kush vjen. Unë e udhëheqi qysh po thom. Unë jam i zgjedhun nga lista, nga Kuvendi i PDK-së. Sepse nuk e thonë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.