Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Mbështetja për mbrojtjen e çlirimtarëve duhet të jetë konkrete
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar mbështetje konkrete politike dhe institucionale për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e apelit në Hagë.
Këtë kërkesë Çitaku e ka bërë pas takimit me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka takuar së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në këtë fazë të procesit gjyqësor.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka bërë të ditur se e ka falënderuar presidenten për mbështetjen e parezervë dhe gatishmërinë për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët.
Ajo ka theksuar se tash është koha që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet përmes veprimeve konkrete në mbështetje të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.
“Tani është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku ka shtuar se do të qëndrojnë pranë tyre në betejën për drejtësi dhe se do ta mbrojnë me vendosmëri të vërtetën për luftën e UÇK-së.















