Sipas mediave italiane, Zhegrova ka përfunduar të gjithë seancën stërvitore së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti për ndeshjen e së dielës ndaj Venezias.

Tashmë, objektivi i futbollistit kosovar është rikthimi në fushën e lojës dhe fitimi i sa më shumë minutave me fanellën bardhezi.