Familja e Jakup Krasniqit falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen
Deputeti Altin Krasniqi ka falënderuar qytetarët që u solidarizuan me familjen e tij, pas vizitës treditore të babait të tij, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Jakup Krasniqi erdhi nga Haga për ta vizituar familjen. Në një postim pas vizitës, Altin Krasniqi tha se mbështetja e qytetarëve i ka dhënë forcë familjes në këto momente të vështira.
“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar Krasniqi.















