Imer Mushkolaj

Largimi i Aleksandër Vuçiqit nga pushteti nuk mjafton për ta ndryshuar mënyrën se si Serbia e sheh Kosovën. Mjafton tëdëgjosh deklaratat e përfaqësuesve të Listës Studentore për tëkuptuar se, të paktën kur bëhet fjalë për Kosovën, ndryshimi ishumëpritur nuk është në horizont.

Njëri prej zyrtarëve të saj e ka cilësuar Kosovën si “krahinëjugore të Serbisë, të okupuar përkohësisht”. Në të njëjtën linjë, është folur edhe për një “spastrim etnik të serbëve”, duke përdorur një narrativë që është bërë pjesë e pandashme e diskursit politik zyrtar në Beograd.

Nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë mesazhi përcilletnëpërmjet këtyre formulimeve. Kosova vazhdon të trajtohet siterritor që i përket Serbisë, ndërsa pavarësia e saj paraqitet si njëgjendje e përkohshme, e imponuar nga jashtë. Pra, nuk kemi tëbëjmë me ndonjë risi politike, por me një version tjetër të njëqëndrimi të vjetër.

Lista Studentore mund të jetë produkt i një lëvizjeje që ka kundërshtuar korrupsionin, autoritarizmin dhe mënyrën e qeverisjes së Vuçiqit. Mund të ketë përfaqësues që sinqerishtbesojnë në nevojën për institucione demokratike, sundim të ligjitdhe ndryshim të sistemit politik. Por, asnjëra prej këtyre nuk e ndryshon automatikisht qëndrimin e saj për Kosovën. Përkundrazi, deklaratat e përfaqësuesve të saj tregojnë se në këtëçështje ajo vazhdon të qëndrojë në të njëjtën vijë me politikëntradicionale serbe. Përfaqësues të pushtetit të ri kanë konfirmuarse pikënisja e politikës së Listës Studentore është kushtetuta e Serbisë, sipas së cilës Kosova është pjesë përbërëse e saj. Kjonuk lë shumë hapësirë për interpretime optimiste. Nuk mund tëpritet një politikë të re nga një pushtet që pikënisjen e vet e ka tepretendimet e vjetra territoriale.

Edhe reagimi i Listës Studentore ndaj rezolutës së ParlamentitEuropian për Vukovarin është dëshmi e rëndësishme e kësajvazhdimësie. Në vend që të përqendrohej te nevoja përballafaqim me krimet e kryera gjatë luftërave të viteve tënëntëdhjeta, Lista… u ankua se dokumenti nuk e trajtonmjaftueshëm vuajtjen e popullsisë civile serbe në Kroaci. Natyrisht, krimet ndaj civilëve serbë, dëbimet dhe vuajtjet e tyrenuk duhet të heshten. Por, kjo nuk mund të shërbejë si arsye përrelativizimin e krimeve të kryera në Vukovar, Ovçara dhe nëvende të tjera. Përgjegjësia për krimet është individuale, por kjonuk do të thotë se një shtet mund t'i ikë përgjegjësisë politikedhe historike për atë që ka ndodhur.

* * *

Serbia nuk mund ta ndërtojë të ardhmen europiane duke e trajtuar të kaluarën si një keqkuptim historik, duke shmangurhapjen e arkivave, zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhedistancimin nga trashëgimia politike e Slobodan Milosheviqit. Rezoluta e Parlamentit Evropian, e miratuar më 26 nëntor, kërkon pikërisht bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personavetë zhdukur, qasje në arkivat e luftës dhe luftimin e pandëshkueshmërisë për krimet e luftës. Reagimi ndaj saj tregonse ndryshimi i aktorëve politikë nuk e ka sjellëdomosdoshmërisht edhe ndryshimin e qasjes ndaj përgjegjësisëpër të kaluarën. Këtu qëndron problemi themelor i pritjeve ngapushteti i ri në Beograd.

Kundërshtimi i Vuçiqit nuk është i njëjtë me kundërshtimin e politikës që e ka ndërtuar dhe trashëguar Serbia për Kosovëndhe rajonin. Mund të jesh kundër korrupsionit, nepotizmit, represionit dhe autoritarizmit, por njëkohësisht të vazhdosh tëbesosh se Kosova është pjesë e Serbisë. Këto qëndrime, sadokontradiktore të duken, mund të bashkëjetojnë në të njëjtinprojekt politik.

Në anën tjetër, pretendimi për “spastrim etnik të serbëve” nëKosovë është një rrenë e madhe. Kosova nuk ka arsye të presëqë Lista Studentore ta ndryshojë qëndrim vetëm pse ajo nukështë Aleksandër Vuçiqi. As nuk duhet ta ngatërrojë ndryshimine brendshëm politik në Serbi me një kthesë në raport me Kosovën. Për këtë të fundit nevojitet një ndryshim shumë më ithellë: pranimi i realitetit të Kosovës së pavarur, heqja dorë ngapretendimet territoriale dhe gatishmëria për të ndërtuarmarrëdhënie mbi bazën e respektimit të ndërsjellë.

Në fund të fundit, problemi i Serbisë me Kosovën nuk filloi me Vuçiqin dhe nuk do të përfundojë domosdoshmërisht me largimin e tij. Ai është shumë më i vjetër dhe i lidhur me njëmendësi politike që e ka trajtuar Kosovën si pronë të vetën, pavarësisht vullnetit të qytetarëve të saj. Prandaj, pritjet për njëndryshim të shpejtë të politikës serbe janë iluzion. Lista Studentore mund të sjellë ndryshime në mënyrën e qeverisjes nëBeograd, por përderisa vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë tëSerbisë, nuk ka asnjë arsye të besohet se do të ndryshojë kursine saj ndaj Kosovës. Mund të ndërrojnë njerëzit në pushtet, sloganet dhe mënyra e komunikimit. Por, nëse mbeten të njëjtatpretendime, mbetet e njëjta politikë. Kosova nuk duhet ta mashtrojë veten se një Serbi pa Vuçiqin do të jetë automatikishtnjë Serbi me qasje tjetër ndaj saj.