Jakup Krasniqi për të tretën ditë në Kosovë, kthehet sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin në Kosovë për të tretën ditë radhazi.
Krasniqi, i cili ndodhet në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, është kthyer pak më parë në shtëpinë e tij në Prishtinë, pas qëndrimit në objektin e EULEX-it.
Ai është marrë nga shtëpia mbrëmë rreth orës 17:00 dhe është dërguar në selinë e EULEX-it, ndërsa pak minuta më parë është sjellë sërish në shtëpi.
Gjatë qëndrimit të tij, Krasniqi po përcillet vazhdimisht nga forca të shtuara policore të EULEX-it, ndërsa gjatë ditës siguria e tij u besohet zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët janë vendosur para shtëpisë.
Kjo është dita e tretë e qëndrimit të Krasniqit në Kosovë, pasi ai u lejua të vinte për të vizituar bashkëshorten, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.















